Ndeshja mes Interit dhe Romës, e planifikuar për t’u luajtur të Shtunën e 26 Prillit, është shtyrë me një ditë.
Për shkak të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, për të cilin në Itali do të mbahen 5 ditë zie, është vendosur që ndeshjet e së Shtunës të spostohen për të Dielën.
Pavarësisht kërkesës së Interit për të bërë një përjashtim dhe ndeshja të zhvillohej të Shtunën, në vendimin zyrtar të Federatës thuhet se sfida do të luhet të Dielën e 27 Prillit në orën 15:00.
Ngjeshje kalendari për Interin, që më 30 Prill do të luajë ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Sfidat e tjera që janë shtyrë për të dielën janë Como-Genoa dhe Lazio Parma. /tvklan.al