Ergys Peposhi nuk është më lojtar i Teutës. Sulmuesi ka njoftuar këtë të Premte largimin nga bregdetarët.

24-vjeçari ishte një lojtar i rëndësishëm për durrsakët, në sezonin e fundit, ku siguruan edhe mbijetesën.

Peposhi ishte pjesë e Teutës nga vera e vitit 2023, kur bashkua nga Kukësi, ndërsa tani përgatitet për një aventurë të re.

Sulmuesi del lojtar i lirë në merkato ndërsa është në kërkim të një skuadre të re, me interesimet që nuk pritet të mungojnë.

/tvklan.al