Vllaznia ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv. Pasuesi i Tefik Osmanit, i cili u largua pak ditë më parë, do të jetë Vioresin Sinani.

Ish-sulmuesi është prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi dhe ka nisur menjëherë nga puna. Sinani e njeh mirë kampin kuqblu, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e stafit teknik.

Pak ditë më parë, Vllaznia prezantoi edhe trajnerin Edi Martini, i cili së bashku me Sinanin, do të jenë arkitektët e skuadrës për sezonin e ri.

Objektivi i Vllaznisë do të jetë titulli kampion, të cilit i shkoi shumë afër në sezonin e sapo mbyllur, por u mposht në finale nga Egnatia.

/tvklan.al