Zyrtarët e lartë amerikanë sot në Kosovë, në fokus dialogu me Serbinë

Zyrtarët e lartë amerikanë sot në Kosovë, në fokus dialogu me Serbinë

08:45 09/10/2019

Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipi.

Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipi. I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett përderisa ka shpërndarë një fotografi të postuar në profilin e Ambasadës së SHBA-së në Gjermani, dhe ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojmë me zyrtarët gjermanë për situatën në rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit në fund të Gushtit ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se mes tjerash do të merret edhe me dialogun. /REL

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT