“Nuk ka plan sekret për ndarjen e Kosovës”

Në një deklaratë të përbashkët të Riçard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnet dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer i bëjnë thirrje udhëheqësve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo qeveri që formohet nëpërmjet procesit kushtetues”, thuhet në deklaratë.

“Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë”, thuhet në deklaratën që vjen nga Uashingtoni, e cila duket se përgënjeshtron akuzat e Albin Kurtit për ekzistencën e një plani të tillë.

Tv Klan