Zyrtari i policisë: Shumë shpejt do të keni dinamikën dhe arsyen e vrasjes në ish-Bllok

Zyrtari i policisë: Shumë shpejt do të keni dinamikën dhe arsyen e vrasjes në ish-Bllok

22:55 08/10/2018

Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Policisë nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan tha se vrasja e së enjtes në ish- Bllok, shumë shpejt do të bëhet publike, dinamika dhe arsyet e saj.

“Përsa i përket ngjarjes është pothuajse e zbardhur nga pikëpamja policore. Së pari kemi të bëjmë më një vrasje që janë shumë dëshmitarë që janë gjallë që kanë dëshmuar apo do të dëshmojnë, kemi prova materiale të shumta.

Kemi kamera aq sa mund të shohim si ka qenë dinamika. Ne pavarësisht se jemi duke folur këtu dhe kjo ndikon pozitivisht për ngjarje të tjera, por praktikisht unë mendoj që shumë shpejt do ta keni dinamikën si ka ndodhur ngjarja, dhe arsyen”,

u shpreh drejtori i Akademisë së Policisë.

Mema tha se do të bëhet e ditur nëse ka qenë një konflik i paramenduar apo jo.

“Nëse ka qenë konflikti i paramenduar ose jo, atëherë ka prova të tjera që nuk janë në vendngjarje, ose sherri që në një moment u tha që ishte për një këngëtare. Sipas mendimit tim, kjo ngjarje është krejtësisht e zbuluar”,

 theksoi Bilbil Mema. 

/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi