Pak orë pas kërkesës së kryeministrit Ram për të dhënë dorëheqjen është zyrtarizuar edhe dorëheqja e kandidatit të Partisë Socialiste në Kavajë, Klodian Shehi.

“Tërhiqëm me vullnetin tim nga procesi zgjedhor”, tha ai duke lënë të hapur mundësinë e ri-kandidimit të mëvonshëm.

Ndërkohë, më herët është tërhequr nga gara edhe kandidati i pavarur, Astrit Haka.

“ABC News” raportoi se të dy kandidatët dorëzuan në KZAZ nr 42 në Kavajë dorëheqjet. Klodian Shehi i Partisë Socialiste ka deklaruar se është tërhequr nga gara me vullnetin e tij të plotë.

“I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës e t’i kërkojë të tërhiqet edhe kandidatit tjetër, të cilit ia bëj dhe unë këtë apel, shumë miqësisht”, tha Rama në një konferencë për shtyp në Kryeministri.

Rama tha se këtë e bënte për të shmangur çdo destabilizim të mundshëm ndërsa lëvizja u cilësuar si “Fitorja e parë e Republikës së Re” nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./tvklan.al