Ashtu siç e kishin paralajmëruar, dy liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën kanë nënshkruar sot marrëveshjen parazgjedhore.

Në fjalën e tij, Limaj tha se kjo është një marrëveshje alternative për qytetarët e Kosovës dhe se mund t’i bashkohet kushdo që ka vizion të ngjashëm.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se kjo marrëveshje vjen pas një kundërshtimi të gjatë së bashku me Nismën e Vetëvendosjen. /tvklan.al