Kushtetuta ia ndalon që t’i kthente për rishqyrtim

Ashtu siç pritej kreu i shtetit nuk u shpreh me dekret për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut, por i la që të miratoheshin në heshtje. Pavarësisht se ai u deklarua hapur kundër tyre neni 177 i Kushtetutës ia bën të pamundur kthimin për rishqyrtim në Kuvend.

“Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”.

Ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancën e fundit të sesionit të shkuar parlamentar prekën 2 çështje që lidhen me sistemin zgjedhor, listat e kandidateve të cilat duhet të jenë të hapura jo më pak se në 2 të 3 e tyre si dhe pamundësimin e koalicioneve zgjedhore me formën aktuale.

Me hyrjen në fuqi të tyre tani palët politike duhet të ulen për të bërë amendimet e reja në Kodin Zgjedhor që imponohen nga këto ndryshime.

Opozita jashtë parlamentit i kundërshtoi dhe nuk pranoi të jepte dakordësinë në Këshillin Politik. Përfundimi i sezonit të pushimeve dhe nisja e sesionit të ri parlamentar do të sjellë dhe një panoramë më të qartë për qëndrimin e palëve.

Tv Klan