Rama: Zero pritje në kufi, nuk kemi pse presim BE-në

Nisma e iniciuar dhe e njohur deri më tani si Shengeni Ballkanik, është zyrtarizuar këtë të enjte në Shkup me emrin Ballkani i Hapur përmes nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Memorandumi i mirëkuptimit për të lehtësuar import-eksportin në lëvizjen e mallrave mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve.”

Kjo iniciativë parashikon që nga 1 Janari i 2023 lëvizja e qytetarëve dhe mallrave në hapësirën doganore mes këtyre 3 shteteve të mos ketë asnjë barrierë, si dhe garantimi i lejeve të punësimit për qytetarët që do të zgjedhin të punojnë në këtë hapësirë.

Edi Rama: Kjo nismë është strategjike, se ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë Ballkanike të Bashkimit Europian këtu që çohet njëri e thotë që unë vë veton ju s’duhet të takoheni.

Zoran Zaev: Sot kemi hapur perspektiva të reja për vendet tona. Kemi vizionin e njëjtë dhe vlera të njëjta. Ballkani ka qenë i rrethuar me mure, por sot kemi ndërtuar ura.

Aleksandër Vuçiç: Një ditë kur të udhëtoni nga Tirana në Beograd nuk do të keni asnjë kufi midis. Do të kaloni çdo pengesë.

Por të tre liderit ballkanas në mënyrë kategorike thotë se kjo nismë është e hapur të zgjerohet me cilindo vend tjetër të Ballkanit Perëndimore që dëshiron t’i bashkohet kurdo që ai do të vendosë.

“Hajdeni, unë nuk e kuptoj për çfarë mendohen Mali i Zi, sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt. Të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi për veten e tyre, për njerëzit e tyre dhe për të gjithë sëbashku.”

Kryeministri Rama si në çdo takim të këtij formati përsërit se sa e rëndësishme është që mos të qëndrojnë peng i të shkuarës, por dhe BE, por të ecet përpara për mirëqenien e qytetarëve të këtij rajoni.

Edhe Presidenti serb i cili mbështet pa asnjë kompleks çdo deklaratë të Kryeministrit shqiptar, mendon se e ardhmja e këtij rajoni varet nga vendimmarrjet që synojnë vetëm bashkëpunimin, e këtu kujton takimin e parë në Beograd me Ramën në Nëntorin e 2014.

“Më kujtohet edhe takimi i parë me Edin në 2015-ën. Ishte takimi i dy armiqve që erdhën tek njëri-tjetri duke gjetur justifikime të mjaftueshme për të ofenduar palën tjetër duke mos kërkuar bashkëpunim real e duke bërë gjëra të cilat thjesht na jepnin ca pikë politikës së brendshme dhe kaq. Por sot nuk duam t’ia dimë më për të, por për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve tanë.”

Kur Rama u pyet për të folur për burokracitë e unionit europian, me humor Vuçiçi nxitoi të thoshte që çdo qëndrim i Ramës do të kishte mbështetjen e tij. Por batuta e Kryeministrit shqiptar që i erdhi si pergjigje, e detyroi Vucçiçin mos të vijonte më shakanë e tij.

Presidenti Vuçiç: dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarëdo që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%.

Kryeministri Rama: Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë.

E pikërisht me kundërshtarët e kësaj nisme, që kryesisht lidhen me mospjesëmarrjen e  Kosoves, Rama e ka një përgjigje: “Kush thotë që kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompensuar Jugosllavinë dhe për t’i dhënë hegjemoninë Serbisë e do vijë të na marri çfarë kemi, jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu duhet të themi që dhe BE është një Jugosllavi e madhe. Nëse BE është Jugosllavi e madhe, atëherë po kjo është një Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo”.

Tre liderit kanë rënë dakord që brenda këtij viti të kenë 2 takime të tjera mes tyre, një në Beograd dhe një në Tiranë.

Tv Klan