Royce: Vizita të këtij niveli do të jenë të shumta

Pas nënsekretarit amerikan për Zhvillimin Ekonomik dhe Energjinë, Tiranën këtë të enjte po e viziton Marie Royce nënsekretarja për Arsimin dhe Kulturën.

Ndryshe nga Keith Krach që firmosi për financimin e hidrocentralit të Skavicës, Royce nuk ka folur për çështje konkrete në takimin me kryeministrit por ka garantuar se mbështetja amerikane nuk do të mungojë dhe se në Shqipëri vizitat e këtij niveli do të jenë të shumta gjatë kësaj periudhe.

Vetë Rama pranon se vizitë e këtij niveli në fushën e arsimit dhe kulturës nga SHBA nuk ka patur me parë por për të veç ndihmës që mund të japin për vendin tonë hapësira që dhe amerikanët të mesojnë nga Shqipëria në këta sektor nuk janë të paktë.

Nuk më kujtohet ndonjë vizitë në fushën e arsimit në këtë nivel. Kam shumë besim tek fusha e arsimit. Megjithëse kemi pasur programe bashkëpunimi në këtë fushë. Ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja. ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Shpresoj që të bëjmë më shumë, ka gjëra fantastike për të mësuar nga ShBA në fushat e arsimit dhe kulturës. Nuk janë pak dhe ato gjëra që mund të mësoni nga ne”, tha Rama.

Nënsekretarja Royce është takuar dhe me presidentin Meta. Në total vlera e investimit të kompanive amerikane, që nga 2014-a dhe deri në qershor të këtij viti arrin 123 milion euro, duke zënë vetëm 1.5% të totalit të stokut prej 8.4 miliard euro të investimeve të kompanive të huaja në Shqipëri.

Tv Klan