Në 14 Shtator të 2020-s, nisi viti shkollor në sistemin parauniversitar në vend. Por shkolla 9-vjeçare “Mëzez-Fushë”, ende nuk është gati, përsa i përket stafit të mësuesve, si dhe shërbimit sanitar.

Prindër dhe nxënës tregojnë, se që kur ka nisur shkolla, nuk kanë bërë asnjë orë anglisht, pasi mësuesja ka marrë lejen e lindjes dhe nuk është zëvendësuar. Përveç saj, në këtë shkollë mungojnë edhe mësues të tjerë ka vetëm një sanitare në kohë pandemie.

Qytetari: Shkolla Fushë-Mëzez, nuk ka mësuese anglishteje, që nga fillimi i shkollës, dhe deri më sot.

Pse me çfarë arsyeje?

Qytetari: Është me leje lindjeje. Biles, janë edhe 3 mësues të tjerë, që mungojnë.

Kush janë mësuesit e lëndëve të tjera?

Qytetari: Nuk e di këtë! Nuk e di, se janë nga shkolla 9-vjecare dhe unë e kam në klasën e tretë, e kam çunin e djalit dhe ai nuk ka bërë asnjë ditë anglisht, që kur a fut në shkollë. Rasti tjetër është, se aty 2000 mijë m2 shkollë, është vetëm një pastruese. Me rastin e koronavirusit, që duhet të jenë të paktën 1 kat, një pastruese, është vetëm 1. Edhe ajo paguhet nga lekët e nxënësve.

Çfarë kërkon?

Qytetari: Kërkoj, që të zëvendësojnë mësuesen.

Prindi: Pikërisht, prandaj erdha herët të pyes për orarin. Se kur kanë anglisht e marr më herët.

Nuk të shqetëson fakti që t’i thuash drejtoreshës që të ofrojë një zgjidhje

Prindi: E kam parashtruar. E kemi ankimuar dhe ne thonë këto, dhe nuk na kanë dhënë përgjigje.

Përshëndetje, Odeta jam do ta vesh pak në dijeni drejtoreshën?

Roja: Po! Çfarë problemi keni? Se unë jam e detyruar  t’ja tregoj edhe problemin.

Për një zyshë anglishteje që mungon që prej fillimit të shkollës…

Roja: Pastaj, ka faj drejtoresha jonë, a? Shkoni tek Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit! Kjo, nuk ka faj! Drejtoresha më mori mua, thotë, jo nuk dal thotë!

Po pse nuk do të dalë drejtoresha?

Roja: Po ça të bëj unë, moj?

Shko thuaji drejtoreshës të vijë pak këtu, ajo s’do të dalë nga dritarja.

Për këtë problematikë pyesim drejtoreshën e shkollës Diana Nanushi. Ajo thotë, se i ka nisur shkresë ZVA-së, por nuk ka marrë zgjidhje.

Por drejtoresha tregon, se kur gazetarja ishte në derën e shkollës, e telefonuan nga ZVA-ja, për t’i komunikuar, se mësuesja e anglishtes ishte rrugës.

“Situata është e tillë. Zysha është me leje lindje dhe si institucion kemi bërë kërkesë zyrtare në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë dhe jemi në pritje të ardhjes së zyshës. Në momentin që keni qenë tek dera më ka konfirmuar inspektorja që po ju dërgojmë zyshën e anglishtes. Sot më kanë thënë është duke ardhur”, tha drejtoresha.

“Zysha do të vijë dhe nesër do të fillojë mësimin. Kemi dhe mungesa të tjera dhe jemi në pritje. Mësuesit vijnë nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Nëse aplikanti pranon për të ardhur në shkollën tonë, OK, por ka aplikantë që nuk pranojnë”, tha drejtoresha.

Por si e përballon kjo shkollë me 4 kate situatën ndërkohë që ka vetëm 1 sanitare?

“Kemi bërë kërkesë, madje patëm edhe rastin që sanitarja ishte me raport dhe na kanë sjellë zëvendësuesen nga Bashkia e madhe e Tiranës”, tha drejtoresha.

Pas interesimit të “Stop” në shkollë u dërguan mësueset.

Qytetari: U interesova sot dhe kanë ardhur edhe një anglishteje, edhe një mësuese e fillores.

Mirë pra, ky problem u zgjidh

Qytetari: Po, u zgjidh! Faleminderit “Stop-i”! Shumë faleminderit!/tvklan.al