Një rast i pazakontë prostitucioni, të paktën në vendin tonë, u zbulua nga policia e Tiranës. 3 meshkuj të gjithë të huaj, kishin krijuar një rrjet me bazë në kryeqytet, “biznes” të cilin e reklamonin nëpërmjet internetit.

Sipas policisë, organizator i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm ishte Guzman Gil Raibel Joisquel, një 29-vjeçar nga Venezuela. Ndërsa 31-vjeçari me iniciale D.C. dhe një 19-vjeçar, po ashtu të huaj, shfrytëzoheshin prej tij për të ushtruar prostitucion.

Autoritetet vunë në pranga organizatorin dhe 31-vjeçarin, ndërsa 19-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Personat në fjalë kishin marrë me qira një shtëpi në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 Euro.    

Dyshimet e policisë janë se në këtë aktivitet kriminal mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndaj hetimet vijojnë./tvklan.al