Shoferi i një autobusi u përplas me bordurën anësore të betonit orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:33, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve. Nga ngjarja, sipas policisë, mbeti i plagosur një pasagjer.

“Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al