Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tonë, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv/kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi Zv/kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe më tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale./tvklan.al