Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka treguar një rast skandali në një Prokurori të vendit, se si për llogari të një hetimi, të dhënat personale në një telefon që kishin sekuestruar, ua kishin shpërndarë më pas gazetarëve.

“Dje më referuan një rast, nuk e di ta them nëse është në SPAK apo në Prokurorinë normale, këtë nuk e them dot, por më thanë që një telefon i hapur për arsye hetimi specifik, i janë marrë gjërat personale që kanë qenë dhe janë shpërndarë nëpër gazetarë. Nëse ndodh kjo dhe nëse ndodh që ky person kryen një gjë, një akt ndaj vetes, kjo pastaj e çon gjithë shoqërinë në një dramë. Siç ke të drejtën të hetosh, duhet të kesh dhe ruajtjen e sekretit hetimor”, u shpreh Blendi Fevziu.

Drejtuesi i Opinion theksoi se në lidhje me këtë rast është duke mësuar të tjera informacione se në cilën Prokuroria ka ndodhur ngjarja.

/tvklan.al