Shumica prej nesh e kanë përjetuar dhe pavarësisht kohës me dikë, ndarjet janë të dhimbshme. Por, kujt i duhet më shumë kohë për të kapërcyer një ndarje? Sipas ekspertëve dhe kërkimeve, burrat!

Siç shpjegon eksperti Dr.Limor Gottleib: Ndodh jo rrallë që gjallëria në raport fillon e zbehet, si emocionalisht ashtu dhe fizikisht. Kur krijohet një hendek në çift, zakonisht janë gratë ato që e marrin iniciativën për të rindezur shkëndijën, duke dashur të shpenzojnë kohë apo të flasin. Përpjekjet e tyre të përsëritura shpesh përballen me indiferencë ose neglizhencë nga partnerët e tyre dhe kështu zhgënjimi e pakënaqësitë vetëm shtohen. Duke u ndjerë në njëfarë forme të “përbuzura”, shumë gra kërkojnë diçka të re.

Studimet e kryera tregojnë se gratë e planifikojnë ndarjen në heshtje dhe vendimi final merret pikërisht në momentin kur burrat “mendojnë se gjithçka në rregull”.  Sigurisht divorci ose ndarja në këtë moment godet më fort. Të tronditur, bashkëshortët përgjithësisht përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga martesa e tyre. Por dëmi emocional bëhet i pakthyeshëm…

Këto janë përfundime në të cilat kanë dalë shumë psikologë apo terapistë të çifteve.

Hulmutime të ndryshme shkencore thonë se grave u duhet më shumë kohë për të rënë në dashuri sesa burrave. Ato investohen më shpejt në marrëdhënie, me komunikimin, ndjeshmërinë dhe kujdesin. Por kur këto të fundit merren të mirëqena, gratë kanë tendencën të “tjetërsohen”. Kjo shpjegon pse gratë humbasin interesin më shpesh dhe janë ato që më shpesh iniciojnë ndarjet.

Në vitin 2019, statistikat treguan se 62% e divorceve në Angli dhe Uells ishin iniciuar nga gratë. Ato e shohin periudhën pas ndarjes si një mundësi për t’u rritur nga ana profesionale dhe e kapërcejnë shumë shpejt. Ndërsa te burrat ndodh fenomeni tjetër, që për të mbushur boshllëkun e tyre kërkojnë një lidhje tjetër menjëherë. Por pavarësisht këtij hapi, ata e ndjejnë humbjen më shumë dhe u duhet një kohë e gjatë për të marrë veten./tvklan.al