Muaji Maj ka nisur me një forcim të ndjeshëm të monedhës sonë kombëtare në raport me Euron duke u barazuar në 100 Lekë. Ky është rekordi i ri prej më shumë se një viti, ku monedha evropiane është zhvlerësuar me 3.2%, sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë 1 Euro vijon të këmbehet me 100.64 Lekë, ndërkohë që pikat e këmbimit valutor monedha Euro është këmbyer vetëm me 100 Lekë.

Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe monedhat e tjera në tregun valutor teksa Dollari amerikan këmbehet me 93.7 Lekë, paundi britanik me 117.6 Lekë e Franga zvicerane me 102.9 Lekë. Agjentët e tregut, por edhe institucionet qendrore e argumentojnë këtë realitet të ri të fuqizimit të Lekut me fluksin e turizmit dhe investimet e huaja në vend.

Tv Klan