Nga 247 Start Up-e që aplikuan në thirrjen e parë  “Challenge Fund EU4Inovation” janë përzgjedhur 20 fituesit që mbështeten me një fond nga 10 mijë deri në 30 mijë Euro.

Gjate fjalës së tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se këto hapa për sipërmarrjet e reja janë një ndihmë e madhe për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Mbetet me rëndësi që pjesë e këtyre Start Upeve janë edhe mjaft të rinj e të reja që janë rikthyer në Shqipëri për të investuar gjithë potencialin e tyre në sipërmarrje. Na duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që të kthejmë njerëzit me potencial për të kontribuar e ndihmuar në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se mbështetja ndaj sipërmarrësve të rinj do të jetë e vazhdueshme.

Fituesit e sipërmarrjeve të reja do të mbështeten në avancimin e kontributit të tyre për idetë inovatore në transformimin e industrive që kanë impakt në komunitet.

Klan News