Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka publikuar një foto krah kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në zyrën e këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi thotë se kjo është një foto ikonike që është bërë në një ditë speciale siç ishte kjo e sotmja kur Ali Ahmetit iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Grubi shkruan se është mikpritur vëllazërisht nga Rama dhe Veliaj në një ngjarje që do të mbahet mend në nderim të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Një selfie ikonike në një ditë speciale. Mikpritje vëllazërore nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe ngjarje që do të mbahet mend në nderim të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Artan Grubi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi sot titullin e “Qytetarit të Nderit” Ali Ahmetit për të gjitha përpjekjet që ka bërë, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por dhe ata të Kosovës./tvklan.al