Një 57 vjeçar ka humbur jetën sot në Tiranë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet. Mësohet se i ndjeri ishte nën efektin e alkoolit.

Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve./tvklan.al