#lajme, #edicioniinformativ ora 23:59 data 30 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

7 orë qendroi kryebashkiaku, Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme ku dha dëshminë e tij për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se kishte dhënë shpjegime si bashkëpunëtor dhe se kishte mundur të ezauronte çdo pikëpyetje për këtë çështje.

30 mijë euro shpërblim për identifikimin e personit që vuri tritolin në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës

Policia e Shkodres ka vendosur nje shperblim prej 30 mije eurosh per kedo qe jep informacion te sakte mbi personin qe vuri sasine e tritolit ne shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj, te dielën, ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë. 

BSH: Qiratë në Tiranë janë shtrenjtuar. Blerësit më të shumtë të shtëpive, të huaj

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë konstaton se për shkak të kërkesës së madhe çmimet e qirave të apartamenteve në Tiranë janë shtrenjtuar. Çmimet e blerjes së shtëpive kanë qenë të qëndrueshme, ndërsa blerësit më të shumtë janë shtetas të huaj.

Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç. Ekspertët: Të rinjtë janë të shkujdesur në timon

Dyfishohen aksidentet e drejtuesve te automjeteve nen moshen 24 vjec, ne 3-mujorin e pare te ketij viti. Ekspertet rrugore thone se shkak eshte pakujdesia e tyre ne timon dhe mosnjohja e Kodit Rrugor.

Izraeli, 72 orë afat Hamasit të pranojë armëpushimin: Rafahu sulmohet me çdo kusht

Izraeli i vendos ultimatum 72 orësh Hamasit për të pranuar armëpushimin 40 ditor, që parashikon shkëmbimin e pengjeve të mbetur me të burgosur. Në të kundërt, ushtria izraelite do të nisë sulmin përfundimtar në Rafah.

Të gjithë sytë të Mbappe në Euro 2024. Kompanitë e basteve: Golashënuesi më i mirë

Kilian Mbape mendohet se do te jete golashenuesi me i mire i Kampionatit Europian te Futbollit. Kompanite e basteve e kuotojne te parin sulmuesin francez, per shkak se ka mesataren më të lartë të golave në ndeshje nderkombetare.

/tvklan.al