Gjatë dhënies së rekomandimeve nga Këshilli i Ministrave për vitin 2024, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një tryezë me drejtues të të gjithë prokurorive në vend, përfshi edhe atë të SPAK, kërkoi paanshmëri në hetime dhe evitimin e ndikimeve.

Ulsi Manja: Do të veçoja marrjen e masave procedurale dhe administrative për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e çdo lloj influence ose ndikimi ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve; si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit.

Në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, Qeveria kërkon nga sistemi i drejtësisë të fokusohet te hetimet financiare dhe pastrimi i parave.

Ulsi Manja: Rritjen e rasteve të përdorimit me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit. Rritjen e numrit të hetimeve të çështjeve të filluara kryesisht. Rritjen e numrit të hetimeve financiare sistematike. Shtimin e rasteve të gjurmimit të produkteve të veprave penale.

Në rekomandimin e Këshillit të Ministrave sipas Manjës një shtyllë kryesore është respektimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Tv Klan