Futbollistja më e mirë gjermane e të gjitha kohërave, Steffi Jones e ka nisur karrierën e saj me ekipin e djemve deri në moshën 17-vjeçare, më pas u bë kapitene e ekipit të Gjermanisë perëndimore për femra. Me një baba afro-amerikan dhe nënë gjermane, sot është ambasadore e UEFA-s dhe njëkohësisht përfaqësuese e Federatës gjermane dhe kreu më i lartë i futbollit të femrave në Gjermani.

Ajo rrëfen në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan historinë e saj, përballjen me paragjykimin si fëmijë me ngjyrë në Gjermaninë perëndimore dhe mësimet e së ëmës që e ndihmuan të mos humbiste rrugën.

Steffi Jones: Nëna ime është e bardhë, bjonde, sy bojëqielli ndërsa babai im ka qenë ushtar amerikan me ngjyrë.

Blendi Fevziu: Ushtar amerikan i cili sihte duke shërbyer në Gjermani?

Steffi Jones: Po, kështu ndodhi, ne jetonim aty.

Blendi Fevziu: Në Gjermaninë perëndimore?

Steffi Jones: Po dhe në atë bazë amerikane konsiderohej diçka normale, por kur u kthye në Shtetet e Bashkuara na u desh që të lëviznim në blloqe të tjera, aty nuk ishte normale, ishim fëmijët e parë me ngjyrë. Çdo ditë e ndienim diskriminimin.

Blendi Fevziu: Vetë ju?

Steffi Jones: Po.

Blendi Fevziu: E keni ndier, jeni përballur me të?

Steffi Jones: Në atë kohë po, tanimë nuk është, tani jo.

Blendi Fevziu: Tani bota ka ndryshuar pak, megjithatë unë mendoj se përveç ngjyrës së lëkurës, ju keni qenë më e mirë se fëmijët e tjerë.

Steffi Jones: Jetojmë në kohë dhe mentalitete të ndryshme mendoj unë, por kur ishim fëmijë, ishte situatë ndryshe. Nëna ime më tha Steffi, njerëzit e tjerë rrinë në diell për t’u nxirë, ndërsa ti e ke këtë gjë. Kjo gjë më qetësonte mua sepse në atë kohë mendoja se jam ndryshe. Edhe mund të lahem dhe ta fërkoj lëkurën fort, por ngjyra ime nuk ka për të ndryshuar, kjo është diçka me të cilën duhet të merresh sepse je fëmijë, je e re, je e pasigurt dhe nuk e kupton pse janë duke të të përjashtuar.

Blendi Fevziu: Pse këto ndyrshime?

Steffi Jones: Sepse njerëzit janë intolerantë. Çfarë mund t’ju them? Nëna ime më mësoi të jem njeri i mirë dhe e mira do të më kthehet. Jemi të gjithë njësoj.

Blendi Fevziu: Është krenare për ju tani?

Steffi Jones: Është idhulli im dhe shpresoj të jetë shumë krenare./tvklan.al