#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Ndërkohë në pjesën e dytë dhe në pjesën e tretë të emisionit do të kemi një material jashtëzakonisht interesant dhe të rrallë. Bëhet fjalë për një prej thesaret e librave albanologjik që ndodhet në Shqipëri. Librat të cilët fillojnë që prej vitit 1478. Është ky thesar ku ndodhen pothuajse numri më i madh i librave për Shqipërinë nga autorë të huaj. Që prej 1472 disa prej të cilëve libra të rrallë me kopje unikale dhe të vetme. Ylli Sula është një prej pionerëve të Real Estate në Shqipëri, por njëkohësisht si i apasionuar pas albanologjisë ai filloi të grumbullonte fillimisht dokumenta albanologjike, harta, dokumenta dhe më pas libra të cilat i ka përmbledhur në shtëpinë e tij në përiferi të Tiranës në një prej bibiliotekave më të rralla më të bukura dhe padyshim më të vlefshme të albanologjisë që mund të gjesh në botë.