Me 152 vota pro, 61 kundër Parlamenti serb votoi përbërjen e re të qeverisë së kryeministrit, Millosh Vuçeviç. Ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim, një pjesë deputetëve të opozitës e bojkotuan seancën e votimit.

Në kabinetin e ri qeveritar zëvendëskryeministër është Aleksandër Vulin, i cili është futur në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ministri i dytë i sanksionuar nga DASH për lidhje me Rusinë është Nenad Popoviç.

Për përfshirjen e dy ministrave në qeveri, DASH ka shprehur zhgënjimin për këtë akt. Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar duke deklaruar se ministrat nuk i zgjedh me e-mail, por ato i zgjedh populli.

Tv Klan