Demokratët akuzojnë drejtuesin e shkollës së Magjistraturës se ka manipuluar rezultatet e konkursit për pranimin e magjistratëve të rinj.

Në një deklaratë për shtyp Ivi Kaso, tha se me urdhër politik po tentohet që radhët e drejtësisë së re të mbushen me patronazhistë të Partisë Socialiste.

Kaso kërkoi të reagojnë dhe ndërkombëtarët për atë që e cilëson si skandal.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar demokrat i ka kërkuar kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve të thërrasë para komisionit drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të diskutuar lidhur me pretendimet e tyre.

Tv Klan