Një borxh prej 15 mijë eurosh dyshohet se u bë shkak për ekzekutimin e reperit me origjinë serbe, orët e para të së dielës, në Dusseldorf të Gjermanisë (Lexo më shumë).

Autor i dyshuar i ngjarjes, sipas asaj që raporton Klan Kosova, është 52-vjeçari Rrustem Llapi, me origjinë nga Kosova. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e viktimës, 38-vjeçarit Aleksandar M., i cili në të shkuarën kishte qenë reper.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se mes palëve kishte pasur fillimisht një debat për një borxh. Më pas dyshja kishte dalë jashtë ambienteve të lokalit. Pikërisht në këtë moment Llapi nxori armën duke qëlluar disa herë në drejtim të 38-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar nuk u largua nga skena e krimit dhe u arrestua nga policia pa bërë rezistencë./tvklan.al