Një 52-vjeçar nga Kosova ekzekutoi me armë zjarri një person brenda një lokali të dielën në Dusseldorf të Gjermanisë. Autori i dyshuar u arrestua nga autoritetet gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se viktima është Aleks M., shtetas gjerman me origjinë nga Serbia. Ky i fundit mësohet se ka qenë reper dhe ka pasur disa bashkëpunime me reperët e tjerë të njohur nga Gjermania, Kollegah dhe Sun Diego.

Raportohet se mes të dyshuarit dhe viktimës kishte patur një mosmarrëveshje.

Ata kishin debatuar edhe jashtë lokalit, ku 52-vjeçari nga Kosova kishte qëlluar disa herë në drejtim të serbit (pronar i restorantit) dhe më pas ishte kthyer brenda. Akoma nuk dihet saktësisht se cila ishte arsyeja e këtij konflikti./klankosova