UEFA nxorri të enjten prej orës 11:00 mbi 100 mijë bileta të Europianit për rishitje, nga ato që ishin kthyer nga fushatat e mëparshme. Aty kishte në dispozicion për të gjitha ndeshjet përfshi ato të Shqipërisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Tifozët qëndruan në pritje në faqen zyrtare të UEFA-s ku nuk munguan edhe problemet teknike nga mbingarkesa. Rreth mesditës ishin më shumë se 500 mijë vizitorë në kërkim të një bilete.

Kombëtarja e Sylvinho-s do ta nisë turneun ndaj përfaqësueses italiane më 15 Qershor në Dortmund. Qeveria e futbollit kontinental tha më herët se kjo mund të jetë mundësia e fundit për të patur një biletë për këtë turne të rëndësishëm që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani.

Për të gjithë aktivitetin janë 2,7 milionë në total biletat e parashikuara për tifozët. Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të transmetohen ekskluzivisht në TV Klan.

Tv Klan