Është një nga enigmat që po kushtëzon tifozët e futbollit. Jurgen Klopp dhe Liverpool po kalojnë momentet e fundit, pasi përfundimi i sezonit do të ndërpresë edhe bashkëpunimin mes palëve.

Lëvizje që tekniku gjerman e ka njoftuar prej kohësh, ndërsa tashmë të shumta janë alternativat që shfaqen për 56-vjeçarin. Por lajmi i bujshëm mbërrin nga Anglia, me mediat që raportojnë për një rikthim të Klopp në ‘Signal Iduna Park”.

Borussia Dortmund nuk e harron aspak lavdinë midis viteve 2008-2015 dhe kërkon ta ketë sërish në dispozicion. Megjithatë, këtë herë, Klopp nuk parashikohet të ulet në stol, por të ketë një rol më gjithëpërfshirës në klub. Pozicion që verdhezinjtë do ta krijojnë vetëm për të vlerësuar gjermanin, që në kohën kur e drejtoi nga stoli fitoi dy tituj të Bundesligës, një Kupë dhe dy Superkupa të Gjermanisë.

Klopp do të veprojë si drejtor sportiv por vetëm për çështjen e futbollit. 56-vjeçari pritet të bashkëpunojë ngushtë me Sebastian Këhl, drejtorin sportiv të Dortmund që ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Klan News