Johnson & Johnson, propozon të paguajë 6.5 mld USD për të mbyllur çështjet ligjore mbi kancerin e provokuar nga pudra. Kolosi farmaceutik dhe i produkteve të bukurisë, në plan parashikon një periudhë 3 mujore që do shërbejë si informues dhe do të konvalidohet nëse 75% e çështjeve civile do e pranojë, e kështu do të ketë një zgjidhje konsensuale mes palëve.

Ndaj pudrës për bebe pati akuza se përmban amiant dhe provokon kancer në vezore, gjë që kompania nuk e pranoi asnjëherë, pavarësisht se produkti u tërhoq nga tregu plotësisht në Amerikën Veriore. Në vitin 2020 u publikua një studim mbi 250 mijë gra në SHBA dhe nuk u gjet asnjë lidhje statistikore mes përdorimit të pudrës në zonën gjenitale dhe kancerit në vezore.

Klan News