#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Historitë e së enjtes/ Një prej risive më të mëdha të shëndetit në botë ka ardhur në spitalin Salus. Sipas kodeve, spitali ka një lulishte që është dyfish në metra katrorë me metrat katrorë të ndërtimit të spitalit sepse për çdo metër katror ndërtim duhet të ketë 2 metra katrorë lulishte.

Ajo që është më e veçanta, shpjegon administratori i spitalit, dr. Olti Peçini dhe dr. Morricone, mjek internist, është ideja e tyre për të futur kartën InSalus ose kartën e shëndetit. Këtë kartë e merr një njeri që duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e mjekëve për të parandaluar sëmundjen.

Personat me sëmundje kronike nuk klasifikohen, por me këtë kartë mjekët, në mënyrë periodike kuotojnë dy vetë për të bërë kontrolle të të gjitha llojeve, një kontroll i përhershëm i të gjithë të dhënave që vendosen në një kartë me çip të vlefshme në çdo cep të globit. Kjo kartë është një nga risitë që ka ardhur edhe në Europë për të parandaluar sëmundjet dhe jo kuruar ato.