Në plazhin e Copacabanas në Brazil po bëhet çdo gjë gati për të pritur yllin e popit Madonna, e cila do të mbyllë turneun  e saj muzikor me koncertin e fundit. Teknikët punuan deri në orët e vona të natës ndërsa fansat e entuziazmuar të Madonna-s u mblodhën për t’u përgatitur për koncertin që do të mbahet në brigjet me rërë të plazhit Copacabana që do të shënojë fundin e turneut “Celebration”, i cili filloi tetorin e kaluar.

Autoritetet braziliane presin që në koncertin e këngëtares se hiteve “Material Girl” dhe “Vogue” të marrin pjesë rreth një milion njerëz. Fansat shprehën emocionet e tyre për koncertin e artistes.

“Unë mendoj se për shumë njerëz kjo është një ëndërr e realizuar. Ka shumë pritshmëri, shumë gëzim dhe lumturi. Është perfekte. Do të jetë perfekte.”

Koncertet  të tjera që janë mbajtur në Copacabana të cilat kanë tërhequr miliona fansa, kanë qenë emra të njohur të muzikës si përfshirë Rolling Stones, Rod Stewart dhe Lenny Kravitz.

Klan News