Superliga turke shihet sërish destinacion për Vedat Muriqin. Sulmuesi shqiptar, por që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes të cilave dhe Fenerbahce. Gjiganti turk, që e ka pasur edhe më parë në dispozicion sulmuesi ka shfaqur interes për ta rikthyer në Stamboll 30-vjeçarin.

Sipas gazetës turke Aksam, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahçes, pasi ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën. Ndër informacionet e marra nga media turke thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahçe nëse palët bien dakord.

Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plot 21 milionë Euro për yllin prizrenas. Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Majorka në La Liga, shihet si pasues i Edin Xheko duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë Eurosh. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Majorkas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime. 

Klan News