Moti i keq përmbyti dhe shembi autostradat 

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë raportuar të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në qytetin e Vankuverit në Kanada.

Dy autostradat që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e mëdha.

Trupi i gruas e cila humbi jetën u gjet rreth 250 kilometra larg qytetit sipas forcave policore ku ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë raportuar për dy të zhdukur.

Forcave ajrore kanë bërë të mundur shpëtimin e rreth 300 personave të cilët mbeten të bllokuar në një rrugë të prerë në një qytet malor pranë vendngjarjes me anën e helikopterëve. 

Ende nuk dihet numri i saktë i  automjeteve të cilat humbën përgjatë rrëshqitjeve masive të dheut nga stuhia e fortë.

Ministri Provincial i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë për shtyp se kjo ishte “stuhia më e keqe e motit në një shekull”

Mijëra familje janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre pas rrezikut të krijuar nga përmbytjet ku autoritetet kanë urdhëruar zhvendosjen e më shumë se 7 mijë njerëzve.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se po monitoron situatën dhe se qeveria është e gatshme për të dhënë çdo lloj ndihme në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Tv Klan