Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 40-vjeçari nga Peqini
Prill 27, 2024
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. “Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e...