Kreu i Task – Forcës speciale hetimore të Bashkimit Europian për krimet e luftës në Kosovë gjatë periudhës së luftës në 1998-1999, prokurori amerikan Clint Uilliamson, deklaroi se ka prova që disa ish –zyrtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kundër njerëzimit.  Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel mbi konkluzionet e hetimeve 3 –vjeçare, ai tha se krimet ndaj serbëve nuk ishin sporadike, por të koordinuara dhe se për këtë kanë përgjegjësi të paktën 10 ish- drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.