100 ditët e para të presidentit Donald Trump në Shtëpinë  e Bardhe janë mbyllur ashtu siç kanë filluar, me përplasje të forta mes presidentit dhe gazetareve.

 Miliarderi, pasi ka anuluar pjesëmarrjen në darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ka kritikuar mediat duke i quajtur fabrika të lajmeve të rreme.

Në rrjedhim, Trump zgjodhi të celebroje 100 ditët e para të presidencës në Pensilvani, i rrethuar nga mbështetësit tejet entuziast.

Ne Uashington ka vijuar darka e korrespondenteve e shoqëruar jashtë Shtëpisë së Bardhë nga dhjetëra mijëra persona që protestuan kundër politikave të presidentit Trump për ndryshimet klimatike.

Po çfare ka ndodhur ne 100 ditët e para të qeverisjes se Trump. Nga 29 ndryshime ligjore qe Trump ka firmosur, 13 prej tyre janë bërë për të zëvendësuar disa rregulla te kohës së Obamës. 9 prej tyre janë ndryshime ceremoniale. Vetëm 7 prej të gjitha dekreteve ligjore kane një përmbajtje legjislative.  Por dy nga premtimet kyçe të fushatës se tij nuk e panë dritën e diellit.

Ne gusht  të vitit të kaluar Trump premtoi  se në ditën e parë të presidencës, do të niste menjëherë punën për murin me Meksikën i cili mbetet ende larg.

Në tetor të 2016 premtoi se do të zëvendësohet plotësisht Obama Care…as kjo nuk ndodhi.

Por siç deklaroi vetë presidenti pak ditë më parë për Fox News, presidenca ka më shumë punë se sa mendonte Trump.

Tv Klan