Votimi për Presidentin e ri të SHBA-ve ka filluar dhe po zhvillohet në të gjithë vendin, ndërsa është bërë e ditur se nga amerikanët që kishin hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve, Joe Biden kryesonte me 66 përqind. Kurse, nga ata që kanë votuar sot, rreth 69 përqind kanë favorizuar Presidentin Trump.

Sipas sondazhit të fundit që duket të jetë historik, nga rreth 100milion njerëz që kanë votuar deri tani, Trump dhe Biden po shkojnë ballë për ballë me njëri tjetrin.

E gjithë bota ka sytë nga SHBA, derisa po përcjellin votimet duke vëzhguar në veçanti shtetet e mëdha e të rëndësishme të tilla si Pennsylvania, Ohio dhe Florida të cilat kanë treguar se janë më të luhatshme nga vendet e tjera sa iu përket zgjedhjeve./tvklan.al