Një grua 100-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj, pas tërmetit 7.8 ballësh që përfshiu Zelandën e Re.

Margaret Edgar ndodhej në gjumë brenda shtëpisë së bashku me djalin dhe nusen e tij , kur u shkaktua goditja e tërmetit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

3A59D53000000578-0-image-a-78_1479099259779 (1)

Ky tërmet shkatërroi plotësisht shtëpinë e tyre dhe i la të tre të bllokuar nën rrënoja.

Djali i zonjës Margaret gjeti vdekjen, ndërsa 100 vjeçarja dhe nusja e djalit arritën të nxirren të gjalla prej rrënojave nga ekipi i shpëtimit pas një kërkimi të gjatë.

3A5A00D000000578-0-image-a-77_1479099252025

Deri më tani Kryeministri i Zelandës së Re, John Key ka konfirmuar 2 viktima si pasojë e tërmetit./tvklan.al