Një grua 100-vjeçare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Vogue”, për të qenë modele në faqet e saj.

Bo Gilbert, është modelja më e vjetër në historinë e kësaj reviste.

Ajo jeton në Alcester, Wareickshire në Britani dhe është  zgjedhur nga Harvey Nichols, për një fushatë speciale që përkon me 100-vjetorin e “Vogue”.

100-vjeçarja, e cila nuk del kurrë jashtë shtëpisë pa bërë grimin dhe pa veshur taka, është pikasur nga një gazetar lokal, i cili më pas ka kontaktuar me agjentin e revistës.

Fotografitë e gruas janë realizuar nga Phil Poynter dhe ato do të publikohen në numrin e muajit Qershor.

Bo Gilbert, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e industrisë së modës, ajo më parë ka punuar për 45 vite në një fabrikë për paketime në Birmingham./tvklan.al