835 raste të reja pozitive në 24 orë

Vijon të mbetet shqetësuese situata e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. 11 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në total në 798 numrin e qytetarëve që nuk e fituan dot betejën me Covid-19.                                               

Viktimat janë të moshave 59-79 vjeç. 5 qytetarë janë nga Tirana, 1 nga Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri, Korça dhe Shkodra.

Këto 24 orë kanë shënuar një rritje të infektimeve ditore, ku pozitiv rezultojnë 835 qytetarë, 290 më shumë nga një ditë më parë.

Kryeqyteti vijon të ketë sërish numrin më të lartë të të prekurve, me 306 raste, i ndjekur nga Vlora me 59 raste, Lushnja 52, Shkodra 50, Berati 45, Korça 37, Durrësi 29 dhe Saranda 27.

I lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në 3 spitalet Covid. Aktualisht me shërbim spitalor po trajtohen po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive dhe 8 pacientë janë të intubuar.

Tv Klan