Një 11 – vjeçare nga Malta ka konkuruar me një këngë në gjuhën shqipe në programin për fëmijë “Next Talent”, i ngjashëm më “Gjeniun e vogël” që organizohet në Klan.

Christina Magrin e ngriti në këmbë jurinë e “Next Talent” me këngën e Rona Nishliut “Suus” gjatë përformancës së saj live. Kjo është ndër të paktat raste që një këngët në gjuhën shqipe kapërcen kufinjtë dhe interpretohet në një talent show nga një e huaj./tvklan.al