Në foto, 12 vjeçarja Aryanna Gourdin, shfaqet duke pozuar me kafshë të egra të ngordhura, një impala, një gjirafë, një zebër, të cilat i vrau vetë gjatë udhëtimit të fundit në Afrikën Jugore.

aaaa

Gjahtarja është vënë në qendër të debateve në rrjetet sociale. Disa nga komentuesit e cilësojnë atë si “urryese kafshësh”, e disa të tjerë e mbrojnë duke shtuar se ajo nuk i meriton kritikat.

“Është diçka që unë e pëlqej dhe e shijoj dhe dua që njerëzit e tjerë të shohin se çfarë eksperience kam kaluar”

,tha Aryanna për ABC News “Good Morning America”.

Më herët gjatë këtij muaji, 12-vjeçarja dhe babai i saj, Eli Gourdin, udhëtuan nga shtëpia e tyre në Utah për në savanat afrikane, ku dhe Aryanna doli për gjueti e vrau kafshët e egra.

arii

Ajo dokumentoi udhëtimin në faqen e saj në Facebook të quajtur “Braids and Bows”, ku edhe mori reagime të shumta që e konsideronin“vrasëse” apo “shtrigë e vogël e pështirë”.

aaa

“Absolutisht e neveritshme”, “ju nuk meritoni aspak respekt”, ishin këto disa nga komentet e bëra në rrjetet sociale dhe madje një vajzë kishte shkruar se ajo meritonte të vdiste./tvklan.al