Jo vetëm bllokim, por edhe denoncim për abuzuesit

Ngacmimet online janë kthyer një shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë përdoruesit e internetit. Çdo ditë  janë me dhjetëra kërkesa për ndihmë në platformën kombëtare “Isigurt.al.

Vetëm këtë vit kemi diku 120 raste të fëmijëve shumica e të cilëve ankohen ose për ngacmim online ose për bullizëm, ose për gjuhë urrejtje”, shprehet Altin Hazizaj.

CRCA ka nënshkruar marrëveshje me Facebook dhe Googel, për t’ju mundësuar jo vetëm bllokimin e adresave të personave që ngacmojnë por edhe të bëhet identifikimi i tyre.

“Ne kemi mundësi të komunikojmë me Facebook për të mbledh prova nga ana e tyre si në Whatsapp app Instagram, chat…”

E njëjta marrëveshje është drejt mbylljes edhe me Youtube , ku veç mundësisë së heqjes së videove që dëmtojnë persona të tjerë por edhe të vihen përballë ligjit në rastet e veprave penale.

“Nga ana e legjislacionit shqiptar dhe nga marrëveshjet me këto platforma mund të identifikohet IP, pra kush e ka këtë laptop, celular etj..”

Rastet e denoncuara në platformën “Isigurt.al” klasifikohen në dy kategori. Për ato që përbëjnë vepër penale ku pas raportimit në polici nis menjëherë hetimi, dhe rastet e tjera ku është përdorur gjuha e urrejtjes, videot apo fotot bllokohen dhe hiqen menjëherë nga rrjeti.

Tv Klan