15 bashki të vendit kanë arritur të fitojnë projektet që kanë paraqitur në Ministrinë e Financave për të realizuar rikosntruktimin e shkollave, godinave kulturore dhe disa veprave publike.

Janë 15 milionë euro që janë dhënë nga qeveria e Italisë për projektin italo-shqiptar të konvertimit të borxhit, të cilat do të shkojnë për qytetaret në bashkitë fituese që paraqiten idetë më të mira. 

Kjo ishte thirrja e 5-të që qeveria shqiptare dhe ambasada e Italisë bëri për pushtetin vendor. Programi do të vazhdojë edhe në vitet e tjera.

Tv Klan