Në mesin e një telefonate produktive mes Presidentit Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping, televizioni shtetëror kinez raportoi se 150 mijë trupa janë dërguar në kufi me Korenë e Veriut.

Vrojtuesit Ndërkombëtar i druhen faktit se Koreja e Veriut mund të ndërmarrë një tjetër test bërthamor këtë fundjavë, në përvjetorin e themelimit të regjimit të Kim Jong Un, por SHBA e ka bërë të qartë se kjo shfaqje bërthamore në gadishullin korean nuk do të tolerohet më.

Në një bisedë për “Business Insider” gjatë muajit mMars, eksperti koreanoverior Sim Tack spekulonte se forcat kineze nuk do të mund ta ndalonin programin bërthamor të Koresë pa treguar forcën.

Tack parashikonte se Kina me siguri do të reagonte dhe do të përpiqej të parandalonte një sulm të SHBA në Korenë e Veriut.

SHBA e ka përsëritur gjithnjë e më shumë mundësinë e sulmeve ushtarake, si një opsion ndaj regjimit të Kim, duke paralajmëruar deri në pozicionimin e një aeroplanmbajtësje në brigjet koreane.

Sipas ekspertit Tack, prezenca e forcave kineze do të frenonte SHBA për të shkuar në atë territor, sepse do të rrezikonin që të përfshiheshin në një konflikt edhe më të gjerë.

Nga ana tjetër, trupat kinezë do të siguroheshin që edhe Kim të mos kalojë cakun,

theksoi Tack më tej.

Eksperti tha gjithashtu se kjo prezencë e trupave kineze do të parandalonte rënien e Koresë nën influencën e Perëndimit, sulmet e mundshme të Ushtrisë Amerikane në kufijtë e saj dhe parandalimin e një lufte bërthamore./tvklan.al