Sa mjekë e infermiere mund të duhen për të ndihmuar një grua që të lindë fëmijën?

Në rastin e kësaj nëne, përgjigja është 16.

bebja-gruaja

Ekspertë nëpër provincën Hunan të Kinës u mblodhën për të ndihmuar një nënë, që të sillte në jetën fëmijën e saj. Ata duhet të ishin në sallë të operacionit për shkak se gruaja peshonte 139 kilogramë.

bebja-gruaja1

Për shkak të peshës së saj, ajo pati një sërë komplikacionesh gjatë shtatzënisë, që do të thotë se mjekët ishin të detyruar të bënin ndërhyrje cezariane, ndërsa në vetvete operacioni konsiderohej i rrezikshëm.

Fotot e shkrepura në sallën e lindjes tregojnë mjekë dhe infermierë, të gjithë të anagazhuar për të ndihmuar nënën e re./tvklan.al