foto-aaa

17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në Siri, pasi baballarët e tyre janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e organizateve terroriste të ISIS-it. Sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, rezulton se vetëm 3 prej tyre janë të moshës madhore, ndërsa 14 fëmijët e tjerë janë të mitur.

Burimet thonë se bashkëshortet e këtyre të vrarëve, nga kontaktet me familjarët e tyre në Shqipëri, kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer, por që nuk i lejojnë për shkak të bllokimit të pasaportave. Gjithashtu, thuhet se fëmijët e rritur janë angazhuar në luftime, ndërsa të miturit gjatë ditës ndjekin mësime fetare. Në dosje, thonë burimet, rezulton se përveç fëmijëve jetim, të vrarët kanë lënë edhe prindërit, të cilët i kanë marr me vete.

Gjatë luftimeve në Siri e Irak nga viti 2012 e deri më tani janë vrarë 14 shtatas shqiptarë. Nga të dhënat e dosjes, rezulton se 7 prej këtyre viktimave janë larguar drejt Lindjes së Mesme sëbashku me familjet e tyre. Në dosje nuk jepen detajet e vendbanimeve të tyre, por dyshohet se bashkëshortet dhe fëmijët e të vrarëve, janë në qytete të ndryshme të Sirisë dhe Irakut

Tv Klan